Jane lenduar pese zyrtare policor edhe jane shkaterruar kater automjete ‣
Me qellim te pengimit te hyrjes se kryetareve te komunave ne vendet e tyre te punes, prane hyrjeve te objekteve komunale te tri komunave jane tubuar nje numer i konsiderueshem i qytetareve, per te mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit percjelles ne objektet zyrtare te komunave.
Pervec personave te angazhuar dhe automjeteve/mjeteve te tyre te vendosura ne afersi dhe prane objekteve komunale, ne komunat veriore jane leshuar edhe alarmet te cilat perdoren nga strukturat kriminale per mobilizim dhe tubime.
Policia e Kosoves ka angazhuar njesitet relevante policore, me qellim te menaxhimit te situates dhe rrethanave te krijuara nga ana e qytetareve te tubuar, te cilet pengonin organet e rendit dhe zyrtaret shteteror ne ushtrimin e se drejtes se tyre legjitime.
Zyrtaret e rendit publik vazhdimisht kane biseduar me qytetaret e tubuar, duke kerkuar qe te njejtit te largohen dhe te mos pengohet puna e zyrtareve shteteror, te lirohet rruga dhe te lejohet hyrja e tyre ne vendet e punes, mirepo te njejtit kane refuzuar ne vazhdimesi.
Protestuesit ne Zvecan pas nje kohe kane filluar te shfaqin dhune, te fyejne e te hedhin mjete te ndryshme te forta dhe shok bomba ne drejtim te Policise dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik te drejtperdrejte dhe lendime te lehta trupore deri tani ndaj pese (5) zyrtareve policore te cilet me pas u jane kthyer detyrave policore.
Po ashtu jane shkaktuar deme materiale ndaj kater (4) automjeteve zyrtare, njeres prej tyre ia kane vene zjarrin. Dyshohet se ne afersi jane degjuar edhe te shtena me arme zjarri, por qe ende nuk dihet lokacioni i sakte.
Duke pare rrezikun e drejtperdrejte te jetes se zyrtareve policore, njesitet policore relevante ne vetembrojtje jane detyruar te reagojne dhe te perdorin mjetet e ligjshme, perfshire gazin lotsjelles per shperndarje te turmes, dhe per t’ua mundesuar hyrjen kryetareve ne objekte komunale.
Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkepunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtesise, te cilet rastin e kane cilesuar si “Sulm Kunder Rendit Kushtetues”.
Policia e Kosoves do te vazhdoje te mbaje nje ambient te sigurt dhe te qete per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves pa dallim, si dhe do te ndermarre masa ligjore ndaj veprimeve te kunderligjshme, qe ne cfaredo mase do te rrezikonin sigurine, qetesine dhe stabilitetin ne vend.