Sport

Xhaka ne mesin e kandidateve per t’u zgjedhur lojtari i vitit tek Arsenali ‣

Granit Xhaka eshte duke e kaluar njerin prej sezoneve me te mire ne karriere.

Ylli kosovar eshte bere njeri prej lojtareve me te rendesishem te trajnerit Mikel Artetes, i cili deri para pak xhirosh ishte lider dhe favorit per ta fituar titullin e kampionit te Anglise, i cili ne fund i takoi megjithate Manchester Cityt.

Sidoqofte, renia e “Gunners” ne dy muajt e fundit nuk nenkupton se disa prej lojtareve nuk e kishin nje sezon fantastik.

Njeri prej tyre eshte edhe perfaqesuesi zviceran, i cili kontribuoi si ne fazen defanzive, ashtu edhe ne ate ofanzive.

Dhe, tash derisa po mbyllet perdja e sezonit 2022/23, eshte koha per t’i bere llogarite.

Eksperti i “Football London”, Kaya Kaynak i ka zgjedhur kater lojtaret me te mire te “Topcinjve” ne kete edicion, e me pas njeri prej tyre do te zgjidhet me i miri i vitit, varesisht prej votave te tifozeve.

Krahas Xhakes, ne gare per cmimin e lojtarit te vitit jane edhe Martin Odegaard, Bukayo Saka e Aaron Ramsdale, te cilet e kaluan po ashtu nje sezon fantastik.

Gazetaret e “Football London” e kane bere nga nje pershkrim per secilin prej kater lojtareve te zgjedhur.

“Granit Xhaka: Secili e do rikthimin e tij qe e ka bere dhe nuk ka shume lojtare te te mire se ai ne Arsenal. Perfaqesuesi zviceran eshte shnderruar ne nje mesfushor ‘mbrojtje-sulm’, i cili ka qene i efektshem ne fazen ofanzive, njejte si ne ate defanzive, te cilen e ka nje pike te forte”, shkruan mediumi londinez.

Xhaka ka hyre ne zemrat e tifozeve te Arsenalit, me te cilet i kishte prishur punet disa vite me pare.

Megjithate, ky mund te jete edhe sezoni i fundit i futbollistit kosovar ne “Emirates Stadium”, per te cilin flitet se gjate veres mund te rikthehet ne Bundeslige, ku kishte luajtur per Borussia Monchengladbachun, por kete radhe per ta veshur fanellen e Bayer Leverkusenit.

Ne dy vitet e fundit, Xhaken e kerkoi edhe Roma e trajnerit Jose Mourinho. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button