Sot betohen kryetaret e rinj te tri komunave ne veri ‣
Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ne mbledhjen e Qeverise te mbajur te merkuren me 24 maj, ka bere te ditur se kryetaret e rinj te tri komunave te banuara me shumice serbe, Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq, do te betohen sot.
“Neser ne ndertesa publike ne keto komuna do te mbahen seanca konstituive dhe [do të bëhet]betimi i tre kryetareve te rinj”, tha kryeministri dje, pa permendur se per cfare ndertesash behet fjale.
Por, kryetari i zgjedhur i Komunes se Zvecanit, Ilir Peci, ka thene per Radion Evropa e Lire se ceremonia e betimit solemn te tij do te mbahet ne fshatin Boletin, ne objektin “Kulla e Ise Boletinit”.
Betimin solemn, kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, do ta beje ne fshatin Bistrice, ne objektin e shkolles fillore “Kadri Bistrica”.
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do ta beje betimin solemn ne fshatin Çaber te kesaj komune, ne objektin e zyres komunale per komunitete.
Derisa Komuna e Mitrovices se Veriut ka objektin e saj, ne tri komunat tjera deri me tash, ne te njejtat objekte komunale kane punuar institucionet komunale sipas sistemit te Kosoves, por edhe te ashtuquajturat organe te perkohshme, te cilat punojne sipas sistemit te Serbise.
Ne anen tjeter, vetem Zubin Potoku e ka asamblene komunale funksionale, ndersa dy komunat tjera, Leposaviqi dhe Zvecani ende nuk i kane te funksionalizuara ato. Mirepo, konstituimi i kuvendeve komunale do te behet ne te njejtat objekte ku do te zhvillohet ceremonia e betimit.

Kryetaret e komunave nuk mund ta kryejne betimin pa funksionalizimin e asambleve komunale, para te cilave solemnisht marrin detyren.Kryeministri nuk qartesoi se si do te mundesohet zhvillimi i procesit te betimit.
Kurti, gjithashtu, beri te ditur se ne Komunen e Mitrovices se Veriut, ku Erden Atiq, nga radhet e Levizjes Vetevendosje, ka marre mandatin e kryetarit, jane emeruar edhe kater drejtore.
“[Janë] nje serb, nje boshnjak, nje egjiptian dhe nje shqiptar – prej tyre dy gra – dhe ky eshte progres qe duhet te normalizohet”, ka thene dje Kurti.
Zgjedhjet ne kater komunat ne veri te Kosoves, te banuara me shumice serbe – Mitrovice e Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok – u mbajten pasi kryetaret paraprake nga partia me e madhe e serbeve ne Kosove, Lista Serbe, dhane doreheqje nentorin e kaluar.
Pjesetaret e komunitetit serb gjeresisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thane se nuk i pranojne rezultatet, perkatesisht kryetaret e rinj nga komuniteti shqiptar.
Kurti tha se qytetaret serbe jane intimiduar nga Beogradi zyrtar per te mos dale ne votime, por theksoi se Qeveria e Kosoves synon t’i funksionalizoje institucionet dhe punen ne keto komuna, ne menyre qe te garantohen sherbimet publike per te gjithe qytetaret.

“Kjo nuk eshte zgjedhje, eshte obligim yni. Kete angazhohemi ta bejme duke mbrojtur te drejtat e njeriut, lirite civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurine ne vend, sepse te gjitha keto jane normale ne demokraci dhe ne Republike”, u shpreh Kurti.
Lisa Serbe ka kundershtuar zgjedhjet kryetaret e rinj ne veri.
Pas betimit te kryetarit te ri te Mitrovices se Veriut, nenkryetari i kesaj liste, Igor Simiq, ka thene se me kete “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do te perfundoje kur te vendosin serbet”.
Simiq i ka dhene afat kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti, deri me 1 qershor per te “ndaluar represionin, shpronesimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbeve”.
Ai shtoi se nese kjo vazhdon, “pergjigjja e popullit serb do te pasoje me 1 qershor, ata do ta mbrojne veten me te gjitha mjetet”, tha Simiq duke mos cekur se cilat jane keto mjete.
Me 18 maj, ambasadori amerikan ne Kosove, Jeffrey Hovenier, ka thene se nuk duhet perdorur forcen per te fituar qasje ne ndertesat komunale ne veri te Kosoves.
Zgjedhjet per kryetaret e kater komunave ne veri te Kosoves jane mbajtur me 23 prill, pasi Lista Serbe u largua nga institucionet e Kosoves ne shenje pakenaqesie me vendimin e Qeverise se Kosoves per riregjistrimin e automjeteve qe bartnin targa ilegale te leshuara nga Serbia, ne targat legale RKS – Republika e Kosoves.