Policia e Kosoves perfshihet ne aksionet e EUROPOL-it edhe INTERPOL-it per te luftuar trafikimin me njerez ja rezultatet brenda javes
Policia e Kosoves u be pjese e veprimeve te perbashketa me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in, ne parandalim dhe luftim te trafikimit me njerez.
Drejtoria per Hetimin e Trafikimit me Njerez e PK-se, ka qene pjese e zbatimit te operacionit âOPERATION CHAINâ, te zhvilluar njekohesisht ne 47 shtete te botes.
Policia e Kosoves nga data 8 maj deri me 14 maj 2023, ka zbatuar Planin Operativ âStuhia 2023â, me shtrirje ne te gjithe vendin, ne bashkepunim me inspektoret e tregut nga MINT, Administraten Tatimore dhe inspektoret e punes. Ne operacion jane perfshire 262 zyrtare nga PK-ja dhe institucionet e lart-cekura, ku ne teren jane ndermarre keto veprime:
- Operacione ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare per identifikimin e femijeve ne situate rruge;
- Inspektimin/kontrollimin e lokaleve âMuzike Liveâ
- Inspektimin/kontrollimin e âQendrave te Masazhitâ
- Kontroll te shtuara ne te gjitha pike-kalimet kufitare
Nga veprimet e ndermarra jane arrite keto rezultate:
- Identifikimi i 3 viktimave te trafikimit dhe i 11 viktimave te supozuara te trafikimit, te cilat jane referuar per sherbime dhe trajtim sipas procedurave,
- Arrestimi i 14 personave te dyshuar per vepren e trafikimit dhe veprave te tjera qe nderlidhen me trafikimin me njerez,
- Referimi i 6 rasteve ne stacione policore per arme-mbajtje pa leje, demtim te vulave zyrtare dhe hapje ilegale te lokaleve te mbyllura,
- Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve âMuzike Liveâ, ne te cilat jane legjitimuar 377 punetore, nga te cilet 275 te gjinise femerore, 188 shtetas te huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 jane mbyllur nga institucioni perkates per shkelje administrative,
- Inspektim i 51 âQendrave te Masazhitâ, ne te cilat jane legjitimuar gjithsej 153 punetore, nga te cilet 129 te gjinise femerore dhe 33 shtetas te huaj. Prej ketyre âQendrave Masazhiâ, 17 jane mbyllur nga institucioni perkates per shkelje administrative.


Policia do te vazhdoje edhe ne te ardhmen te jete pjese e bashkepunimit dhe iniciativave/operacioneve nderkombetare si dhe operacioneve te organizuara ne nivel vendi, pasi lufta kunder trafikimit me njerez eshte sfide nderkombetare e vendore e cila duhet te luftohet ne bashkepunim e koordinim nderkombetar e me institucione vendore e qytetare.
