Hiedhen hapat e pare per trajtimin e qenve endacake kryeministri Kurti jep detajet ‣
Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti ka njoftuar se eshte vendosur themeli i bazes ligjore per trajtimin e qenve endacake nga secila Komune ne tere territorin e vendit.
Kjo baze ligjore per trajtimin e tyre vjen si rrjedhoje e Udhezimit Administrativ per Kushtet dhe Kerkesat Teknike qe duhet plotesuar nga Strehimoret e Kafsheve Shoqeruese, te nenshkruar sot nga Ministri i Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
“Keshtu percaktohen qartazi kushtet ne te cilat do te trajtohen qente dhe macet; ambientet e ndara per cdo faze, te pershtatshme me nivel te larte te higjienes si dhe veprimet e sjelljet ndaj qenve endacak qe nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazes post-operative, socializimit, adoptimit dhe leshimi”, ka shkruar Kurti.