Sot 7 vjet nga anetaresimi i Kosoves ne FIFA ky eshte mesazhi i presidentit te FFK-se ‣
Para 7 vitesh, Kosova eshte bere anetarja e 210-te e FIFA-s. Federata e Futbollit e Kosoves ka marre 141 vota per anetaresim, nga 164 votat valide ne Kongresin e 66-te te FIFA-s, qe eshte mbajtur ne Mexico City.
Ne 7-vjetorin e anetaresimit te Kosoves ne FIFA, presidenti i FFK-se, Agim Ademi nepermjet nje mesazhi ka falenderuar te gjithe kontribuuesit e ketij rrugetimi, derisa ka vleresuar perparimin e bere ne te gjitha drejtimet qe nga viti 2016.
Mesazhi i plote i Ademit:
Sot shenojme nje tjeter date te rendesishme ne historine e re te futbollit te Kosoves. 7 vjet me pare, me 13 maj, Federata e Futbollit e Kosoves, u be anetare e familjes se madhe te futbollit – FIFA. Kjo ndodhi vetem 10 dite pas anetaresimit ne UEFA dhe kesisoj futbollit te Kosoves iu hapen te gjitha dyert e perfaqesimit ne skenen nderkombetare.
Anetaresimi ne UEFA e FIFA shenoi nje kapitull te ri dhe historik per futbollin e Kosoves, pasi u kurorezua sakrifica dhe puna e palodhshme e shume gjeneratave.
Gjate ketyre shtate viteve, futbolli yne ka shenuar hapa te medhenj perpara ne te gjitha fushat. Investuam ne permiresimin e infrastruktures sportive, duke ndertuar fusha stervitore e duke krijuar kushte te volitshme per loje ne stadiumet ku klubet e zhvillojne aktivitetin e tyre.
Vemendje te madhe i kushtuam edhe edukimit te kuadrove te reja ne te gjitha segmentet si dhe krijimit te mundesive e hapesirave per gjithepershirje ne futboll.
Gjate ketij rrugetimi krijuam raporte te shkelqyeshme me FIFA-ne e UEFA-ne, teksa vizita e presidentit Gianni Infantino, ne vitin e kaluar deshmoi respektin dhe rendesine qe i japin keto dy institucione vendit tone.
Ne kuader te programit te FIFA-se “Forward” kemi investuar ne projekte te ndryshme, derisa ne partneritet me FIFA-ne e UEFA-ne dhe institucionet tona shteterore synojme te krijojme kushte sa me moderne per komunitetin e futbollit ne cdo cep te vendit.
Ne kete dite te rendesishme per FFK-ne dhe gjithe komunitetin e futbollit ne Kosove, u shpreh mirenjohjen time te gjithe atyre qe kane kontribuuar ne rrugetimin e futbollit te Kosoves qe nga viti 1991 e deri me sot, nen udheheqjen e kryetareve Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani e Fadil Vokrri.
Se bashku do te vazhdojme te ndjekim pasionin per futbollin dhe do te punojme me perkushtim per ta cuar futbollin tone ne nivel edhe me te larte.
Urime e na prifte e mbara ne objektivat qe i kemi para vetes!
Bashke per futbollin!
Me Kosoven ne Evropian!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-se