Lifestyle

“Me ty”/ Vetem 24 ore nga publikimi kenga e Luizit per Kiaren “thyen” cdo rekord ‣

Shen Valentini’ solli mbremjen e djeshme ne ‘Prime-in’ e “BBV” emocione te forta dhe shume dashuri. Ajo qe spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit per Kiara Titon, nje kenge e cila mban titullin ‘Me ty’.

Sot kur kane kaluar vetem 24 ore nga publikimi i kenges ne kanalin zyrtar te “Top Channel” ne Youtube, ajo ka grumbulluar plot 2 milion klikime.

Shifra marramendese keto per nje artist si Luizi, i cili prej kohesh ishte pasiv ne karrieren e tij muzikore.

Popullariteti i tij ne formatin “Big Brother Vip” duket se do te jete nje ogur i mire edhe per profesionin e tij si kengetar, gje te cilen sapo e vertetoi edhe projekti “Me ty”.

Nga ana tjeter ndonese u duk sikur Luizi e “mbyti” me dhurata Kiaren ne diten e te dashuruarve, edhe moderatorja beri nje gjest te vecante per te.

Edhe pse Kiara nuk i beri asnje dhurate Luizit, ajo u sigurua qe veshja e saj te kishte dicka qe i perkiste te dashurit te zemres.

Shkronja ‘L’ ishte gdhendur ne nje ane te fustanit te kuq te moderatores. Ajo nuk u permend gjate ‘show-t’ por u vu re ne rrjetet sociale dhe u theksua nga vete krijuesja e fustanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button