Aktuale

Termeti i fuqishem me magnitude 6.0 shkund Turqine pamje nga dridhjet edhe shkaterrimi? ‣

Nje termet i fuqishem me magnitude 6.0 ka goditur provincen veriperendimore Duzce te Turqise, me lekundje te ndjera ne qytetin e Stambollit, kryeqytetin Ankara dhe rajone te tjera, thane zyrtaret..

Termeti, i cili goditi ne oren 4:08 te mengjesit [me orën lokale] te Merkuren, ishte perqendruar rreth 14 kilometra ne veriperendim te Duzce, ne rrethin Golyaka, tha agjencia e menaxhimit te fatkeqesive te Turqise, AFAD.

Ai tha se 35 persona u plagosen, njeri prej tyre ne gjendje kritike, dhe raportoi se 70 goditje te tjera u pasuan ne rajon.

Termeti zgjoi njerezit nga gjumi dhe shume dolen nga ndertesat ne panik ne provincen qe ka perjetuar termete ne te kaluaren. Energjia elektrike ne rajon u nderpre.

AFAD tha se energjia elektrike ne provincen Duzce ishte nderprere si nje mase paraprake.

Gjysmehena e Kuqe Turke dhe AFAD derguan ekipet e tyre per te ndihmuar vendasit duke ofruar batanije dhe ushqim te ngrohte.

“Ekipet tona po furnizojne batanije, ushqim dhe uje. Furnizime shtese gjaku u derguan ne spitalet qe mund te nevojiten ne rajon,” tha presidenti i Gjysmehenes se Kuqe Turke Kerem Kinik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button