Aktuale

5 te dyshuarve per dhunimin e 11-vjecares se shpejti u skadon paraburgimi cfare pritet te ndodh ‣

Me 26 nentor u skadon paraburgimi pese te dyshuarve per dhunimin e vajzes 11-vjecare ne gusht te ketij viti ne Prishtine, prokuroria pritet te kerkoje nga gjykata kompetente vazhdimin e mases se paraburgimit ndaj tyre.

Kete informacion e ka konfirmuar Laureta Ulaj – zedhenese ne Prokurorine Themelore te Prishtines.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojme se lidhur me kete ceshtje penale, Prokurori i Shtetit do te kerkoje vazhdimin e mases se paraburgimit ndaj te njejteve, pane gjykates kompetente”, thuhet ne pergjigjen e Ulajt dhene Gazetes Express.

Ekrem Rexhepi (26-vjec), Shkelqim Kameri (19-vjec) dhe tre te miturit G.R.,(vellai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J., te dyshuar per dhunimin e vajzes 11-vjece ne Prishtine ndodhen ne paraburgim prej rreth tre muajsh.

Vajza 11-vjece dyshohet se ishte dhunuar per rreth shtate ore me 27 gusht te vitit 2022. Ngjarja qe tronditi Kosoven kishte nisur ne parkun ne lagjen “Arberia” ne Prishtine, per te vazhduar ne nje lokacion tjeter te panjohur.

Gazeta Express kishte publikuar dosjen e Prokurorise Themelore te Prishtines per rastin e dhunimit te vajzes 11-vjece, ne gusht te ketij viti.

Sipas prokurorise, i pandehuri E.R, 26-vjec, ka kryer marredhenie seksuale me te demtuaren, “ne ate menyre qe te pandehurin fillimisht e kishte thirrur ne telefon vellai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku ne lagjen “Arberia” ne Prishtine dhe e ka marre me veture vellain e tij dhe te dyshuarit Xh.S., dhe G.J., te cilet ndodhen ne arrati dhe te demtuaren. Pastaj rruges tek varrezat kane zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndersa i pandehuri se bashku me G.J,.dhe te demtuaren jane larguar me veture, ashtu qe pas pak E.R., ka ndaluar veturen ne nje vend te panjohur dhe ka kryer marredhenie seksuale me te demtuaren. Edhe pse e ka dite qe e demtuara eshte nen 14-vjec”, pershkruhet ne kerkesen per caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e te mitures dhene ne polici me daten 28.08.2022 rezulton se “perderisa e mitura ka qene ne park, i jane afruar tre persona, ku kane filluar ta ngacmojne me fjale, ku e demtuara ka vazhduar te ece por me pas njeri ka filluar edhe ta prekte”.

“Me pas te njejtit, sipas viktimes, kane vazhduar qe ta ndiqnin dhe njeri nga ta e ka terhequr me nje qosh dhe te dy kane filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maice te bardhe ia ka kapur duart ndersa perosni tjeter ka kryer marredhenie seksuale pa deshiren e saj. Kur e demtuara ka filluar te bertase ata ia kane mbyllur gojen dhe marredhenia ka ndodhur ne kembe. E demtuara ka deklaruar qe pasi ka perfunduar njeri marredhenien e ka filluar tjetri” thuhet ne pershkrimin e rastit qe ka bere prokuroria.

Me pas sipas saj, ka ardhe nje automjet “pickup” ku dy persona jane ulur mbrapa dhe viktima perpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i vetures ka kryer marredhenie me te.

Per kete rast kishte dhene doreheqje Drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, Samedin Mehmeti. Doreheqje kishte dhene edhe Drejtori i Drejtoratit per Trajtimin e te Burgosurve dhe te Miturve, Ali Gashi.

Disa dite me vone, Prokuroria Themelore e Prishtines kishte njoftuar per ndalimin e disa personave tjere nen dyshimin se 11-vjecarja ishte trafikuar edhe ne muajin qershor te ketij viti.

Per rastin e dhunimit dhe trafikimit te 11-vjecares jane ne paraburgim 13 persona, ne dy raste te ndara. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button