Aktuale

Dogana e Kosoves ka konfiskuar mbi 3.5 ton pije joalkoolike te kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosoves njofton se njesitet e saj kane parandaluar tentativen per kontrabande ne rajonin e Lipjanit.

Sipas njoftimit, mallrat kontrabande, pijet joalkoolike, jane nga Serbia.

“Njesite kunder kontrabandes kane identifikuar fillimisht nje veture qe dyshohet se bartte mallra kontrabande. Pas ndalimit te kesaj veture eshte gjetur nje sasi e konsiderueshme e mallit (pije joalkoolike) te cilat ishin pa dokumentacion perkates, perkatesisht te kontrabanduara nga Serbia. Pas veprimeve operative, doganieret kane arritur te identifikojne edhe depon ku eshte furnizuar kjo veture dhe me kete rast aty eshte gjetur edhe mall kontrabande. Sasia totale e mallit te gjetur eshte 3600 litra”, njoftuan nga Dogana.

I gjithe malli dhe automjeti jane sekuestruar dhe ka nisur procedimi penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button