Sport

Oblak ka fjale te mira per Messin: Ai ka shenuar shume gola per mua nuk e dini se ku do ta gjuaje topin

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka vleresuar yllin e Barcelones, Lionel Messi, per menyren se si luan dhe golat qe shenon.

Slloveni eshte ne vitin e shtate me “Los Rijoblancos” dhe eshte i pazevendesueshem ne pozicionin e tij, duke u bere nje nga me te miret ne bote.

Oblak ka pranuar se mund te beje shume pak per ta ndalur Messin, derisa tha se nuk arrin te parashikoje kurre levizjen e ketij te fundit.

“Nuk mund te parashikosh kurre se ku do te gjuash. Kur eshte fjala per Messin, nuk mund te parashikosh asgje. Asnjehere”.

“Ai shenoi shume gola kunder meje. Por ai eshte nje lojtar i jashtezakonshem, me i miri. Ka shume raste kur ai shenon golin me lehtesi.”

“Edhe nese je 100 per qind, ai serish do te shenoje. Nese eshte ne diten e tij dhe eshte ne forme te mire, eshte shume. Ne shumicen e rasteve, duhet te pranosh se varet nga ai”, tha Oblak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button