Sport

Napoli gati te shese yllin qe duan Real Madrid edhe Barcelona

Napoli eshte i gatshem te degjoje ofertat per mesfushorin Fabian Ruiz pasi bisedimet per nje zgjatje te kontrates kane ngecur.

Perfaqesuesi i Spanjes ka kontrate me klubin e Napolit deri ne qershor te vitit 2023, qe nga ardhja e tij ne vitin 2018, ai ka kontribuar me 12 gola dhe 10 asistime ne 104 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

24-vjecari po diskutonte nje rinovim deri ne qershor 2025 si nje lojtar kyc per skuadren ne vitet e fundit, por mediat ne Itali po raportojne se negociatat e kontrates kane ngecur.

Megjithate, ata zbulojne se Napoli mund te degjoje oferta prej 50 milione euro e lart.

Per spanjollin jane te interesuar gjigantet spanjolle Real Madrid dhe Barcelona.

Ruiz ka luajtur 12 ndeshje ne Serie A kete sezon, duke kontribuar me nje gol dhe nje asist deri me tani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button