Sport

Manchester United pas Eriksenit Djajte e Kuq i ofrojne Interit yllin holandez ne kembim te Eriksenit

Me 7 fitore radhazi ne kampionat, Interi e mbylli vitin ne vendin e dyte, me vetem nje pike me pak se Milani, ndersa sic paralajmeroi trajneri Antonio Conte, ne ditet ne vijim do te kete nje takim drejtuesish per te studiuar nderhyrjet ne merkato.

Keshtu, fantastisti danez Christian Eriksen eshte emri kryesor i merkatos per zikalterit, pasi perfundoi jashte planeve te trajnerit dhe drejtuesit do te kerkojne ta shesin, per te sponsorizuar afrimin e nje tjeter futbollisti ne ate rol.

Eriksen ka interes nga klube te ndryshme te Premierliges, pasi Arsenali dhe Manchester United se fundmi kane bere hapa konkrete, nderkohe qe edhe mediat angleze raportojne per nje shkembim te bujshem.

“Djajte e Kuq” jane gati te ofrojne kartonin e holandezit Donny Van de Beek ne kembim te Eriksenit dhe tashme kane derguar propozimin e tyre zyrtar ne Milano, ndersa drejtuesit e Interit po e shqyrtojne me kujdes.

Fantazia holandeze u transferua ne Mancester kete vere per nje shifer prej rreth 40 milione eurosh, por nuk e ka bindur trajnerin Solskjaer dhe shpesh perfundonte duke i ndjekur ndeshjet nga tribunat e stadiumit.

Situata e Van de Beek dhe ajo e Eriksenit jane pothuajse identike, ndaj klubet mund te bien dakord edhe per nje shkembim huazimi deri ne fund te sezonit, megjithate vendimin perfundimtar duket se do ta marre trajneri Antonio Conte.

Ky i fundit ka vleresuar me shume profile si ai i Papu Gomez, i cili beri gati valixhet per t’u larguar nga Atalanta pas debatit me trajnerin Gasperini dhe ate te Rodrigo De Paul, kapitenit te Udineses, i cili luan prej 6 sezonesh ne kampionatin italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button